• Latest
  • Trending
  • All

Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë

27/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Buxhovi: Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë

27/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Në 25 vjetorin e mbajtjes së Referendumit, Buxhovi ka thënë se është një nga ngjarjet më madhore në historinë e Kosovës, pasi e ka ndihmuar vendin në të gjitha etapat.

“Referendumi për Pavarësi është më se i rëndësishëm për shtetndërtimin e Kosovës. Është një ndër ngjarjet më madhore historike. Referendumi për Pavarësi e ndihmoi Kosovën t’i hapë binarët e shtetit të vet pasi obligonte që Kushtetuta e Kosovës të ndryshonte”, tha Buxhovi në emisionin ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova,.

Buxhovi thotë se me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai ishte ide e përgjithshme e gjithë liderëve që punuan në të gjitha strukturat e shtetndërtimit të Kosovës. “Pa Referendum nuk mund të shkohej më tutje”.

“Që nga Kushtetuta e deri tek Referendumi është një periudhë që është përcjellë me përplot ngjarje historike. Faktori ndërkombëtar asokohe ishte shumë i interesuar që të ndërhynte pasi gjithë Jugosllavisë i hyri flaka në atë periudhë”.

“Ishte një afat kohor kur duhej të gjitha pjesët konstituive duhej të deklaroheshin për vete. Qëndrimi ynë i përbashkët ka qenë që të shkohet në këtë infrastrukturë të shtet-ndërtimit”.

“Serbia në atë kohë mundohej të përdorte një metodologji që ai referendum, sipas tyre, ishte i paligjshëm dhe i pavlefshëm”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Gjithë Kosova ka qenë e përcaktuar për Referendum. E prisnin me entuziazëm të madh një veprim të tillë. Shumica e mediumeve botërore kanë qenë këtu dhe të gjitha ato punë janë transmetuar si të suksesshme”.

“Është meritë e gjithë Kosovës. LDK ishte bartëse e këtij procesi dhe ka një meritë shumë të madhe për këtë ide. SHBA edhe në atë kohë na përkrahu me një mbështetje të plotfuqishme, kishim dhe juristë amerikanë të cilët na kanë ndihmuar”.

Buxhovi e ka analizuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“LDK ka dy pamje. Ka pamjen historike nga themelimi e deri më 24 mars të vitit 1999. Ishte lëvizje kombëtare, popullore, me vizion historik. Nga 24 marsi 1999, LDK nuk është ashtu siç ishte më parë. Ka filluar konkurrenca politike në pluralizimin partiak”.

“Aktualisht, LDK nuk dallon shumë nga partitë tjera politike, pasi të gjitha kanë ngapak lidhje edhe me kriminalitet. Unë merrem me gjendjen e përgjithshme të klasës politike në Kosovë, e cila është për keqardhje”.

“LDK ka qenë shtëpi e intelektualëve, tashmë nuk është më. Shumë faktorë të ndryshëm e kanë sjellë në këtë nivel. Të gjithë janë pjesë e një amalgami ku politika po shikohet si interes përfitimi”, thotë ai.

‘’Partive të tjera mund t’iu lejohet cfarëdolloj eksperimenti, por LDK-së nuk i lejohet. Sepse LDK po të ishte e fuqishme në Parlament, nuk do lejohej që të dështonin shumë çështje siç është luftimi i korrupsionit. Më shumë kemi bomba tymi, sesa projekte të reja për shtetndërtimin e Kosovës”.

“Partitë politike e kanë kthyer shtetin në plaçkë, jo vetëm pozita por edhe opozita, ngase kjo skenë politike është shumë e ngatërruar. Ajo nuk e ka qëllim ardhmërinë më të mirë të qytetarëve, por plaçkitjen”.

Kurse sa i përket deklaratave politike të ditëve të fundit për mundësinë e një lufte të re në Kosovë, Buxhovi ka thënë se ato janë “axhamillëk”.

“NATO cakton se a guxohen të lëvizen kufijtë në Ballkan apo jo. Deklaratat tjera janë komike, ato vetëm sa i bëjnë dëm proceseve. Çdo demarkacion i Kosovës duhet të shikohet si ngjarje historike. Sepse po shënohen vija kufitare të një shteti. Ajo cfarë kam parë është thjesht një tallje me ato gjëra serioze”.

“Gjithë ky cirk që është bërë në Parlament, tërë Kosovës i ka dhënë pamje të keqe, që tregon se këtu shumëkush nuk e dëshiron shtetin e Kosovës për të cilin mendojnë se është i përkohshëm”.

Ai mendon se “shumë nga politikanët kosovarë që bëjnë zhurmë dhe krijojnë mjegull janë kandidatë potencialë për t’u ndjekur prej Gjykatës Speciale. Cirkun që e kanë bërë e kanë bërë jo për hallin e Kosovës, por për hallin e tyre”, tha ai.

Buxhovi mendon se edhe problemi i Kishës Ortodokse në kampusin e UP-së është pjesë e marketingut dhe e lojërave që po bëhen tash.

“Askush nuk e ka ndalur politikën kosovare që ta zgjidh më herët ceshtjen e kësaj kishe”, ka përfunduar Buxhovi, njofton Klan Kosova.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Kombinati “Trepça” rrezikon të shkojë në likuidim me automatizëm

Next Post

Javë më e ngrohtë dhe me shumë diell

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Javë më e ngrohtë dhe me shumë diell

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.