“PSP ka dëshmitarë që dëshmojnë se janë kurdisur zgjedhje. Ata do ta rrënojnë mitin për fitore të pastër të garniturës qeverisëse”, ka thënë për agjencinë një burim i afërt me PSP-në.
Nga vetë PSP-ja agjencisë maqedonase i janë përgjigjur se posedojnë me dëshmi, si materiale, ashtu edhe verbale, porse në interes të hetimeve nuk mund të zbulojnë më shumë detale.























