“E kundërshtoj që në rend të ditës të shkojë çështja e kompanisë së Clarkut, pasi që konsideroj se nuk janë qartësuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë temë”, deklaroi lekaj, transmeton lajmi.net.
Edhe Valdete Bajrami nga NISMA është shprehur kundër kësaj pike, që është pika e 7 e rendit të ditës.
“Edhe ne i kemi kundërshtuar pikat 7 e 8, e këto pika do t’i kundërshtojmë edhe më fuqishëm në Kuvend, pasi nuk ka fakte të hollësishme që ato të miratohen”, theksoi Bajrami.
Mendim të ngjashëm ka edhe Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Këto pika nuk duhet të vinin në kuvend pa ndonjë trajtim paraprak”, deklaroi Çaushi.






















