Para nëntë vitesh, Flowers kishte thënë se e mbështetë Hillary Clintonin në fushatën e saj presidenciale, pasi që “dëshiron t’i mbështetë gratë”. Më pas ka thënë edhe se nuk ka interes që ta sulmojë Hillaryn.
Ftesa e Trumpit për Jennifer Flowersin i ka rrënjët në përplasjen ndërmjet kandidatit republikan dhe Mark Cubanit, miliarderit dhe pronarit të ekipit basketbollistit të NBA-së, Dallas Mawericks, i cili ka thënë se dyshon në pasurinë e fituar nga Trumpi.
Të ënjtën Cuban në Twitter ka deklaruar se do të jetë në radhën e parë që ta shikojë Hillaryn se si e “shkatërron” Trumpin të hënën.
Të shtunën Trumpi i është përgjigjur, transmeton lajmi.net.
“Nëse budallai Mark Cuban dëshiron të ulet në rendin e parë, ndoshta do t’ia ulë Jennifer Flowersin pranë tij”.
Për Flowersin, publiku amerikan për herë të parë dëgjoi në vitin 1992 kur Bill Clinton kandidonte për herë të parë për president dhe aso kohe nisen akuzat për aferë e cila kishte zgjatur më shumë se 12 vjet.
Në fillim Clinton mohoi akuzat, por në fund të vitit 1998 pranoi aferën, por ish presidenti amerikan pati thënë se bëhej fjalë për vetëm një “takim seksual”.



























