Policia nuk saktëson orientimin seksual të personave të raportuar, por thekson se viktima mashkull shqiptar është shqetësuar nga mashkulli tjetër me fotografi erotike dhe pornografike.
Kjo ka bërë që përveç tij, t’ia shqetësoj edhe familjen. Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti:
CENIM I FSHEHTËSISË DHE BAZAVE TË DHËNAVE KOMPJUTERIKE
Rr. Ismail Qemali, Prizren, 24.09.2016-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka dërguar përmes telefonit mesazhe me përmbajte shqetësues , viktimës mashkull K-Shqiptar si dhe foto me përmbajtje erotike dhe pornografike me ç’rast viktimës i ka shkaktuar shqetësime dhe familjes së tij. Me urdhër të Prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.






















