Sipas PD-së, sekretari i pezulluar i partisë ka për qëllim degradimin e integritetit politik të partisë, dezinformimin dhe manipulimin e anëtarësisë dhe simpatizantëve të PD-së, si dhe opinionit të gjërë publik.
“Partia e Drejtësisë apelon te të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që me rastin e informimit përkitazi me këtë zhvillim të kenë parasysh se nuk bëhet fjalë për kuvend të jashtëzakonshëm zgjedhor të thirrur dhe të organizuar mbi bazën e statutit të Partisë së Drejtësisë, por për një tubim inicues të ndonjë subjekti të ri shoqëror ose politik”, thuhet në njoftim.






















