Kjo pasi takime të ngjashme zhvillohen edhe janë zhvilluar gjithmonë edhe ndërmjet ish Presidentes Atifete Jahjaga e ish kryeministrit Hashim Thaçi.
Për më tepër, burimet e lajmi.net sqarojnë se takimet e tilla edhe më tej zhvillohen tash të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa, por të cilat nuk kanë ndonjë datë specifike.
Takimet mbahen varësisht nga agjendat dhe ato nuk kanë një datë fikse.
“Në takime të tilla bisedohet për zhvillimet e tërësishme politike e jo për një çështje të caktuar”,tregon ky burim për lajmi.net.
“Takimi po mbahet ne kuadër te takimeve te rregullta që ambasadori amerikan mbanë me liderët e institucioneve kosovare çdo javë”.
Sidoqoftë, bazuar në zhvillimet aktuale politike në vend, pak është e besueshme që çështja e demarkacionit të mos diskutohet, aq më tepër kur ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mbetet një nga kushtet për liberalizim të vizave.






















