Ai ka thënë se tash për tash nuk do ta thërrasë mbledhjen e Këshillit për siguri nacionale, por ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë të befasohet nga askush.
“Nuk do të lejojmë që të na befasojë kushdoqoftë”, është shprehur ai.
Presidenti i Serbisë ka folur me përçmim për liderët politikë dhe drejtuesit e federatës së Bosnjës e Hercegovinës, përfshirë edhe kryesuesin e kryesisë, Bakir Izetbegoviq.
Tensionet mes Beogradit dhe Sarajevës janë shtuar më shumë pas shpalljes së referendumit në Republikën Serbe. Udhëheqja e Federatës së Bosnjës e Herecegovinës e akuzon Beogradin për nxitjen e liderëve të serbëve të Bosnjës, ndërsa Beogradi është distancuar deklarativbisht nga referendumi, por ka dalë në mbrojtje aspiratave të serbëve në Republkikën Serbe.
Sarajeva e konsideron referendumin e serbëve si përpjekje për shkëputjen e Republikës Serbe nga Federata e Bosnjës e Hercegovinës.























