Në memorandumin drejtuar Kryeministrit kërkohet të vendoset një moratorium tre vjeçar për çfarëdolloj plani ndërtimi në lumin Vjosa dhe degëve të tij dhe të kryhet një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa nga një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Dr. Martin Pusch nga Leibniz – Instituti i Ujërave të Ëmbla Ekologjisë, në Berlin thotë se hidrocentrali Poçemit mund të shkatërrojë këtë vlerë unike dhe se vlerësimet mjedisore në përgjithësi nuk i korrespondojnë asaj që shkruhet në letër.
Ndërsa Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës shprehet se një vlerësim i impaktit mjedisor është i nevojshëm në mënyrë që të evidentohet në mënyrë të besueshme ndikimi i projektit hidroenergjetik të Poçemit.
Ky memorandum vjen pas më shumë se një viti përpjekjesh të komunitetit shkencor për të bindur Kryeministrin Rama të tërhiqet nga projekti.
https://www.youtube.com/watch?v=4lGae7xbRbU?feature=oembed&w=640&h=480






















