Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në raportin e saj ka gjetur se ky largim i këtyre 18 shërbyesve civilë ishte bërë pa bazë të arsyetueshme ligjore. Këto veprime Ahmetit i kishin kushtuar për kompensim retroaktiv të pagave për këta punonjës prej 37 mijë e 427 euro.
“Largimi nga puna i punëtorëve në mënyrë arbitrare, mund të rezultojë me çrregullime të buxhetit për paga, duke shkaktuar pagesa të njëhershme dhe shpenzime shtesë për mbulimin e këtyre pozitave”, thuhet në raportin e ZAP’it.
Ky i fundit i rekomandon kreut të Prishtinës se me rastin e vendimmarrjes, lidhur me shkeljet e detyrave të punës nga ana e stafit, kryetari të sigurojë se janë zbatuar të gjitha procedurat e duhura dhe vendimmarrja është në përputhje të plotë me ligjet në fuqi.






















