Edhe disa qytetarë të rastit, para mikrofonit të lajmi.net e mirëpresin këtë ndryshim të ligjit. Ata thonë se më mirë të aplikohen gjoba të larta ndaj shoferëve se sa të kemi çdo ditë fatalitete nëpër rrugët e Kosovës.
“Dënimet prapë janë të ulëta edhe më të shtrenjtë duhet mi bë. Shumë pa kujdesshëm vozisin shoferet. Nuk i respektojnë shenjat. Nuk respektojnë asgjë. Vozisin pa leje e pa regjistrim. Dënimet duhet me u kanë ma të larta”, thotë një qytetar për lajmi.net.
“Dënimet janë shumë të merituara. Nëse duan me shpëtu jetë njerëzit le të shqiptojnë dënime të larta”, tha një qytetar tjetër.
“Dënimet të larta janë do. 1500 euro dënim është shumë e lartë”, ishte një nga deklaratat e qytetarëve dhënë.






















