• Latest
  • Trending
  • All

Sanije Selimi: Hamdi Ibrahimi përfitoi nga përjashtimi im, nuk po e ekzekuton aktgjykimin (Dokument)

23/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sanije Selimi: Hamdi Ibrahimi përfitoi nga përjashtimi im, nuk po e ekzekuton aktgjykimin (Dokument)

23/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Pas dhjetë viteve betejë me ish Bankën e Re të Kosovës (BRK), ajo e ka fituar rastin për kompensimin e rreth 30 mijë eurove, për aq kohë sa kjo bankë ia kishte ndërprerë marrëdhënien e punës kundërligjshëm. Sanije Selimi pas të gjitha përpjekjeve nëpër gjykata, i fajëson ish kryetarët e gjykatave më të cilët pati punë. Për ish kryetarin e Gjykatës Themelore, Nuhi Uka thotë se ia ka zvarritur lëndën dhe ia ka humbur atë, ngase e punësoi vajzën në bankën, për kryetarin e Gjykatës Themelore, Hamid Ibrahimi, thotë se përfitoi nga rasti i saj, duke punësuar familjarë po në këtë bankë. Pas dhjetë vitesh, duke pasur Aktgjykimin e plotfuqishëm dhe ekzekutiv të Gjykatës Themelore të datës 30.06.2014, Sanije Selimi po kërkon ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës, të cilin sipas saj, nuk po dëshiron ta ekzekutojë Hamdi Ibrahimi.

Në NLB-bankë nuk ka dashur të flasin lidhur me këtë rast, derisa kryetari i Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi i është përgjigjur akuzave të Selimit, si dhe ka folur pak edhe për ecurinë e kësaj lëndës. Ndërkaq, Nuhi Uka ka qenë i pa kontaktushem, shkruan lajmi.net.

Tregimi i Sanije Selimit dhe akuzat e saj ndaj krerëve të gjykatës

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Fillimisht, Sanije Selimi në ish Bankën e Kosovës, ka punuar që nga viti 1978, e pastaj edhe në bankën e transferuar Banka e Re e Kosovës, tash, NLB Prishtina.

Punën e ka ushtruar deri më datë 31.12. 2004, ku më pas, me vendim të Bankës së Re të Kosovës është njoftuar se nuk i vazhdohet kontrata e punës. Si shkak i mos vazhdimit të kontratës së punës është theksuar në vendimi, gjoja mosangazhim dhe mos efikasitet në punë.

Sanije Selimi ka qenë vjehrra e këngëtares kosovare Jehona Sopi. Ajo ka thënë se e kishte punësuar Jehonën në Bankën ku punonte vetë, ndërkohë thotë të jetë larguar nga puna menjëherë pasi djali i saj ishte ndarë nga Jehona, derisa ajo ishte lidhur me drejtorin e bankës.

Në vitin 2006, Gjykata Komunale kishte vendosur që atë ta kthente në punë dhe se banka duhet t’ia kompensonte pagat, por Banka e Re e Kosovës, nuk e kishte respektuar vendimin e Gjykatës, ndërkohë që ia kishte kompensuar pagat vetëm për vitin 2005.

Inspektorati i Punës dhe Gjykata kanë gjetur që vendimi i mos vazhdimit të kontratës së punës, është arbitrarë dhe pa bazë ligjore. Fillimisht, gjykata Komunale kishte konstatuar se nuk qëndron konstatimi mbi mosefikasitetin në punë, ngase punët i ka kryer me sukses, çka kjo shihet edhe nga propozimi i ish përgjegjësit të saj të drejtpërdrejtë, drejtorit të filajles, Liman Jashari, i cili nuk është pajtuar për ndërprerje të kontratës.

Pas kësaj kohe, Selimi është rropatur nëpër gjykata përsëri, dhe gjykatat ia kanë zvarritur lëndën, për të marrë vendim në favor të saj në vitin 2013. Në atë vit NLB-ja vendosi ta kthejë në punë, por nuk ia kompensoi pagat, dhe pas një viti e gjysme ajo doli në pension të parakohshëm me propozim të Bankës. Në vitin 2014 përfundimisht e fiton betejën në Gjykatë me bankën për t’ia kompensuar rreth 30 mijë euro.

“Kam punuar nga viti 2001 deri në vitin 2005 në ish Bankën e Re të Kosovës, tash NLB-bankë. Kontrata e punës më është ndërpre nga viti 2005, me arsyetimin se nuk jam punëtore. Në atë kohë kontratat janë lëshuar nga 3 muaj, pra, për katër vite më është lëshuar kontrata vetëm nga 3 muaj, gjë që ka qenë e kundërligjshme. Fillimisht, rastin e pata paraqitur në Inspektoratin e punës. Inspektorati ka zbuluar se unë kam qenë në punë në bazë të një konkursi valid. Pra, ky Inspektorat më ka kthyer në punë. Por, banka nuk e ka zbatuar vendimin, madje e ka zhdukur dokumentin e Inspektoratit, atë dokument e ka kërkuar Gjykata vazhdimisht. Kam filluar edhe me procedura tjera nëpër Gjykata. Të gjitha gjykatat thuajse kanë lëshuar vendim në favorin tim që të më kthejnë në punë dhe të më paguajnë pagat, dhe banka e ka zvarrit procesin duke u ankuar në të gjitha shkallët”, e ka filluar rrëfimin e saj, Sanije Selimi.

“Fillimisht në vitin 2006, Gjykata Komunale ka lëshuar vendim të plotfuqishëm, nga ku ka vendosur të më kthej në punë dhe të më bëhet kompensimi i pagave. Banka më ka kompensuar të gjitha pagat për një vit, por në punë nuk më ka kthyer”, ka shtuar tutje ajo.

Duke vazhduar kështu me Gjykata, Selimi ka thënë se NLB-ja ka vendosur ta kthejë në punë tek kur është lëshuar edhe një vendim në vitin 2014 nga Gjykata. “Pra, pas dhjetë viteve më kanë kthyer në punë, pasi ka vendosur në mënyrë definitive Gjykata Supreme. Më këtë rast kamë punuar vetëm një vit e gjysmë, pasi më pas kam dal në pension me ofertë të bankës, me gjysme page. Tash problemi është se nuk i kam realizuar të gjitha të drejtat, konformë rasteve të fituara në Gjykatë. Pasi çështja është kthyer në gjykim, Gjykata Themelore ka vendosur prapë me vendim të plotfuqishëm që të më kompensohen të gjitha pagat”, ka thënë Selimi, duke shtuar se, llogaritja e kompensimit të pagave që është llogaritur të jetë rreth 30 mijë eurove, nuk është llogaritur drejtë, pasi nuk është llogaritur me rritje, sikurse ka varjuar paga në NLB.

“Propozimi për ekzekutim të pagave, nuk po ndodh. Besoj që kjo po bëhet për shkak se fërkohen interesat e kryetarit të Gjykatës. Pra, pengës kryesore në këtë proces në shumicën e kohës e kam pasur Hamdi Ibrahimin. Gjykata e Apelit ka vendosur për kompensim të pagesave, por vendimin për ekzekutim e kam marrë me 3.06.2016 nga Gjykata Themelore. Pra, Hamid Ibrahimi nuk e bënë ekzekutim dhe e ka zvarrit ngase NLB-ja ia ka punësuar djalin dhe renë. Mendoj, se Ibrahimi ka përfituar nga rasti im. Nga rasti im ka përfituar edhe ish kryetari i kësaj Gjykate, Nuhi Uka, ngase edhe ai e ka pasur këtë lëndë dhe i njëjti e ka punësuar në bankë vajzën. Bile Uka, ma patë humbur krejt lëndën”, ka thënë Selimi.

Ndërkohë, Selimi e ka shpalosur edhe vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Themelore, i datës 03.06.2016. Ne të thuhet se “Aprovohet e bazuar kërkesë padija e paditëses Sanije Selimi nga Prishtina. Detyrohet e paditura Banka e Re e Kosovës, tani NLB- Prishtina që paditëses, për shkak të largimit nga puna, në emër të pagave të pa realizuara për periudhën kohore nga data 01.04. 2006 deri më 31.06.02013, t’ia kompensojë shumën neto të parave në vlerë pre 29. 838.86 euro, në emër të kontributit pensional paditëses Trusti Pensional, t’ia kompensoj shumën e parave prej 1, 363.38 euro, ne emër të tatimit në paga shumën prej 1, 374.38 euro, bashkë me kamatën ne shumë prej 1,374.38 euro, të gjitha këto në aftin kohor prej shtatë ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”.

Duke pasur parasysh Aktgjykimin e plotfuqishëm dhe ekzekutiv të Gjykatës Themelore të datës 30.06.2014, Selimi po kërkon ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës.

Ibrahimi: Në asnjë rast nuk e kam penguar dikë që të realizoi të drejtat e veta nëpërmes të gjykatës

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi i është përgjigjur akuzave të Selimit lidhur me punësimet familjare në NLB, si dhe lidhur me ekzekutimin e aktgjykimit e plotfuqishëm të gjykatës. “ Lidhur me ekzekutimin e aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës në rastin e Selimit së pari ju vë në dijeni se në procedurë përmbarimore  gjykata ka të caktuar gjyqtar i cili merret ekskluzivisht me këto çështje, dhe nuk është Hamdi Ibrahimi si kryetar gjykate që lejon ose pengon ekzekutimin e ndonjë vendimi. Për më tepër mos zbatimi i vendimit të plotfuqishëm të gjykatës është vepër penale-dhe kushto që do ta bënte këtë do të kryente vepër penale”, ka thënë Ibrahimi për lajmi.net. Ai ka treguar se gjyqtarja e çështjes në procedurë përmbarimore ka qenë gjyqtarja Manushe Karaçi, e cila tani është gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, dhe sipas tij, ajo e dinë nëse e ka ndaluar kryetari i gjykatës ekzekutimin e vendimit të plotfuqishëm apo jo.

Megjithëkëtë, siç merr vesh lajmi.net, në kohën kur Karaçi ka qenë gjyqtare përmbarimore, nuk ka qenë kryetar i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, por, Nuhi Uka.

Por, Ibrahimi ka thënë së, aktualisht në çështje përmbarimore ka gjyqtar tjetër dhe se lëndët e kompenzimitë dëmeve nga baza e marrëdhënieve të punës sipas vendimeve të plotfuqishme i trajton me prioritet.  Është shprehur të mos jetë në dijeni se në cilën fazë gjendet kjo lëndë, ngase siç ka thënë ai, nuk është vetëm kjo, por se në këtë gjykatë  ka me mijëra lëndë që presin në fazën e ekzekutimit dhe një gjyqtar i vetëm  nuk ka mundësi që të bëjë më shumë.

“E kuptoi drejtë shqetësimin e zonjës Selimi për vonesën (nëse këto vonesa mund ti atribuohen gjykatës) në përfundimin e çështjes së saj. Por nuk e kuptoi përse znj- Selimi shërbehet me denigrime  të rënda se gjoja  kryetari i gjykatës  nuk e ekzekuton vendimin e gjykatës sepse ka dikë të punësuar në atë bankë. Sa për dijeni të zonjës  Selimi  dhe të tuajën asnjë lidhje me punësimin e ndonjë të afërmi të kryetari të gjykatës  (e që punësimi mund të ketë  ndodhë edhe para se Hamdi Ibrahimi të bëhej kryetar  gjykate) nuk ka, dhe nuk mund të ketë asnjë ndikim në ekzekutimin e vendimit të plotfuqishëm të gjykatës”, ka thënë kreu i Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke shtuar se çdo deklaratë  e kujtdo qoftë se  kryetari i gjykatës nuk po e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës është shpifje me qellim të denigrimit të personalitetit të tij.

“Fundja, në gjykatë për çdo veprim mbahet evidencë dhe shkruhet, gjykata nuk vepron me fjalë po me akte të shkruara dhe dihet se kush dhe kur ka ndërmarrë një veprim apo nuk ka vepruar dhe kishte për obligim që të vepronte. Lidhur me çështjen se a është vepruar dhe si është vepruar në këtë procedurë përmbarimore për më shumo të njoftoheni nga  Zyra për Informim e Gjykatës”, ka thënë tutje, Hamdi Ibrahimi, i cili nuk është ndalur me kaq duke e mbrojtur integritetin e tij.

“Si kryetar gjykate në asnjë rast dhe nën asnjë rrethanë nuk e kam penguar dikë që të realizoi të drejtat e veta nëpërmes të gjykatës-dhe për këtë ndihem krenar. Si kryetar gjykate jam përpjekur që prioritet në vendosje tu epet rasteve të rënda sociale  dhe për shkaqe humanitare ka raste kur kam kërkuar trajtim ( procedim-jo për mënyrën e vendosjes së çështjeve) urgjent të rasteve-dhe kjo prapë më bën të ndihem mirë sepse kam qenë në shërbim të varfërve apo të atyre me gjendje të rëndë shëndetësorë. Përtej kësaj Hamdi Ibrahimi asnjëherë nuk ka vepruar dhe kurrë nuk do të veproi”, ka përfunduar Ibrahimi.

Ndërkaq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë thëne se kjo lëndë është një çështje përmbarimore e dorëzuar në gjykatë në datën  12.07.2016. “Në procedurë përmbarimore ka rregulla të definuara me ligj dhe gjykata natyrisht se vepron në aplikim të ligjit. Së pari çështjet merren në punë dhe vendosen sipas radhës sikurse kanë arrit në gjykatë-për këtë duhet të kujdeset personalisht gjyqtari i çështjes-gjyqtari në procedurë përmbarimore. Askush nuk ka të drejtë që të ndërhy në vendimin e gjyqtarit se kur dhe si do të vendos”, ka pohuar Gashi.

Tutje ka thënë se sipas ligjit, pavarësisht se për kënd është fjala, së pari  (dhe nëse janë plotësuar kushtet ligjore), lejon përmbarimin, pastaj vendimi për lejimin e përmbarimit ju dërgohet palëve. “Debitori mund të vendos që të veproi sipas vendimit të gjykatës dhe të zbatoi vendimin. Debitori mund të shfrytëzoi të drejtën e kundërshtimit. Lidhur me procedurën sipas kundërshtimit  Zyra për Informim nuk ka të drejtë që të deklarohet. Në përfundim kur debitori nuk vepron sipas  vendimit për lejimin e ekzekutimit, dhe të jenë plotësuar kushtet ligjore  ,gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit në procedurë të caktuar me dërgimin e vendimit në bankën e cila duhet të veproi sipas urdhëresës së gjykatës”, tha Gashi.

Është mësuar se probleme të natyrës së njëjta me ish BRK-në, tash NLB-Prishtina kanë edhe ish punëtor tjerë.

 

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Për një dekadë, Hasan Preteni thotë se në prokurori i dërgoi 1434 persona

Next Post

Lahutari nga Rugova me Eposin shqiptar i bëri akademikët të qajnë (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lahutari nga Rugova me Eposin shqiptar i bëri akademikët të qajnë (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.