“Nuk kanë faj prindërit në këtë rast. E sidomos kur nuk dinë gjë se dy fëmijë grinden”, – ka thënë ai. E teksa dy të afërmit e autorit po largoheshin nga ambientet e Spitalit Ushtarak, ku 15-vjeçari qëndron i shtruar, i thanë babait të tij se e ndjejnë detyrim ndihmesën ndaj tyre. “Kjo që ju ndodhi juve mund të na kishte ndodhur edhe neve. Na vjen me të vërtetë shumë keq dhe nuk kemi fjalë të themi. E ndjejmë detyrim t’ju ndihmojmë. Kemi ardhur edhe dje (pardje) për t’ju takuar dhe për t’u interesuar për djalin. Ju e keni numrin tonë të telefonit dhe mund të na telefononi në çdo kohë. Do t’ju gjendemi pranë si në spital ashtu edhe në shtëpi”, – kanë pohuar ata më tej.
Ndërkohë që dy dirë në parë një sherr me thika mes dy bashkëmoshatarëve në gjimnazin “Çajupi” në kryeqytet i ka kushtuar rëndë një 15-vjeçari. Pas një konflikti mes dy nxënësve, njëri prej tyre Kristi Suti, 15 vjeç ka mbetur i plagosur me thikë në këmbë. Mësohet se sherri mes nxënësve ka nisur fillimisht në rrjetin social “Facebook”, me mesazhe me fjalë fyese, për të vazhduar më pas edhe brenda shkollës. Por në mbarim të mësimit, dy nxënësit janë konfrontuar fizikisht para derës së shkollës, e më pas Marsel Sula ka goditur me thikë bashkëmoshatarin Suti, duke e plagosur rëndë.






















