Postimi i plotë i Thaçit:
Tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi.
Si burim frymëzimi për të gjithë bashkëluftëtarët, ata ishin të pandarë në realizimin e objektivave jetësore, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Përmes sakrificës supreme, ëndrra e tyre u bë realitet. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre.






















