Përmes thirrjes publike në faqen e tyre në Facebook, “PROTESTOJ” kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në përgjimet ku protagonistë janë zyrtarë të lartë të shtetit, kryesisht të PDK-së.
“Kërkojmë hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre”, thuhet në thirrjen e tyre për protestë.
Sikurse edhe herëve tjera protesta do të fillojë nga ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.






















