Beka në emisionin Komiteti në RTV Dukagjini, ka theksuar se “Prokuroria zbaton Kodin Penal, i cili është aprovuar nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, dhe ky Kod Penal ndalon të gjitha metodat e dhunshme që Vetëvendosja po përdor në protestat e saj.
Në rastin e arrestimit të gjashtë anëtarëve te VV-së për terrorizëm dhe dënimit me arrest shtëpiak të tre prej tyre, Kryeprokurori ka thënë se nuk e di arsyen për marrjen e vendimit për arrest shtëpiak, por që ekzistojnë disa faza deri tek sanksionimi dhe anëtarët e VV-së do të kalojnë në këto faza për secilën lëndë të hapur ndaj tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=lT7sViPJFvs?feature=oembed&w=640&h=360






















