Por më datë 25 mars të këtij viti, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Johana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymë nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.
Ky vendim duket se përbën një pikë të fortë kthese për rrjedhën e ngjarjeve dhe fatin e projektit më të madh turistik të parashikuar ndonjëherë në Shqipëri, pasi një ditë më parë “Omnix” deklaroi largimin nga Shqiperia.
Drejtoria e Inspektimit Gjyqësor do të hetojë të gjitha procedurat ligjore të ndjekura nga gjykatësja Qeleshi, për të parë nëse ky vendim është marrë konform ligjit apo jo, njofton tch.
Po kështu, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë do të kërkojnë zyrtarisht informacion nga zyrat e Regjistrimit të Pasurive dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për të parë historikun e kësaj prone.






















