Në njoftimin e sotëm PK ka thënë bërë të ditur se pas hetimeve të bëra dje janë arrestuar të dyshuarit, si dhe janë bastisur shtëpitë e tyre ku është gjetur një armë zjarri dhe fishek.
“Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara sot me datën 20.09.2016 janë identifikuar dhe arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer grabitje dhe vjedhje të rënda në Obiliq”.
“Lidhur me rastin janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarave, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një revole “Ekol” me një karikator me katër fishekë të cal. 9 mm, tre fishekë të armës së gjatë, dy fishekë të revoles, një telefon celular, një maskë, një palë pranga dhe një llaser. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.






















