Gjashtëmbëdhjetë degë të Partisë së Drejtësisë po kërkojnë shkarkimin e Aganit, ka thënë Mustafa, nëpërmjet një komunikate për media.
“Zhvillimet e fundit në PD, nuk ndërlidhen me ngritjen e Aktakuzës ndaj z.Agani, përkundrazi, gjithë strukturat e partisë e kanë mbështetur fuqishëm në këtë proces, për të cilin jemi të bindur plotësisht se ngritja e kësaj aktakuze është kryekëput politike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga sekretari i PD’së.
“Zhvillimet e fundit në PD, ndërlidhen direkt me shkeljet e vendimeve të organeve të partisë nga z.Agani, njëra ndër to ka të bëjë me postin e ministrit të MMPH-së, ku kryesia pati vendos që Ministria e MMPH-së të udhehiqet nga nënkryetari i parë z.Svirca, ndërsa z.Agani emrin e votuar në kryesinë e PD-së e ka larguar pa u konsultuar fare me organet e partisë”, thekson komunikata.
Mustafa thotë se “arsyeja tjetër ka të bëjë me demarkacionin, ku vet organet e partisë kanë respektuar dhe përkrahur fuqishëm deklaratën edeputetes znj. Labinote Demi-Murtezi, që vota e PD-së të jetë kundër demarkacionit, ndërsa edhe në këtë rast z.Agani me një grup të vogël të Kryesisë, pa kuorum kanë nxjerr vendim kinse PD mbështet qeverinë për Demarkacionin, gjë e cila partinë e kavendosur në një pozicion kundër deputetes Demi”.
“Si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së vazhdimisht nga degët më janë adresuar ankesa për keto shkelje të z.Agani, për të cilat e kam njoftuar që nga muaji qershor, por për të cilat I njëjti vetëm se ka kërcënuar degët me shkarkime dhe linqime, por nuk e ka parë të rrugës të degjojë kërkesat e tyre”, ka thënë Mustafa.























