Ambasadori Delawie ka thënë se luftimi i korrupsioni është diçka që ai i kushtoi shumë vëmendje.
“Biden luftimin e korrupsionit e trajtoj në mënyrë shumë personale kur ishte në Kosovë. Kur kam ardhur në Prishtinë kam bërë agjendë se çka mund të arrij këtu në Kosovë. Korrupsioni pengon demokracinë dhe sundimin e ligjit, prish besimin e qytetarëve. Korrupsioni gjymton zhvillimin ekonomik largon bizneset dhe investitorët. Nënpresidenti Biden ka thënë që korrupsioni është kancer që e gërryen çdo njeri. Ne po investojnë para dhe po bëjmë përpjekje për ta luftuar këtë murtajë. 12 milion dollar qeveria ime do të investoj gjatë vitit të ardhëm për luftimin e dukurive të këqija”, ka thënë Delawie, shkruan lajmi.net
Ndërkaq, Arian Zeka, drejtor Ekzekutiv i Odës Amerikane tha se luftimin i dukurive të korrupsionit do të rris besimin e qytetarëve dhe zbut pa punësinë.
Agon Gashi, arkëtar në Bordin e Guvernatorëve te Odës Amerikane ka thënë se “gjatë biznesit tonë ne jemi përpjekur që të aplikojmë praktika shumë të mira. Ne Meridian nuk jemi zmbraps asnjëherë për të prezantuar të bërit biznes. Ne fakt tani jemi model për kompanitë e tjera”.
Ndërkaq, Vehbi Kajtazi kryeredaktor në portalin Insajder, ka konsideruar se me gjithë investimet që SHBA-ja ka bërë sistemi i zbatimit të drejtësisë është në gjendje të mjerueshme. Mbështetje në luftën kundër korrupsionit bizneseve u ka dhënë edhe Besim Kelmendi, prokuror i Prokurorisë Speciale.























