Të lënduarit dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 16:00, nga personeli mjekësor u njoftua se pasagjeri S.D.(m/s/k 62 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton lajmi.net.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, pas lirimit nga tretmani mjekësor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.























