Ndërsa radarët sekondarë me të cilat vepron sot Aviacioni Civil, e kanë të pamundur t’i diktojnë këto mjete kur fikin transponderin, si në rastin e Guidit.
Sipas Minarollit, i takon ushtrisë të vendosë radarin primar. Ky radar ka ekzistuar në Aviacionin Civil, por ish kreu i këtij institucioni thotë se ai është amortizuar.
Minarolli thotë se mungesa e radarëve rrezikon edhe ndërtesa të sigurisë se lartë. Sipas tij, çdo avion i vogël që fluturon në hapësirën shqiptare, duhet të hyjë dhe të dalë nga aeroporti i Rinasit.
Madje edhe nëse ai paraqet defekt, duhet të kërkojë ndihmën aeroportit të Rinasit.





















