Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe te mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve.
Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por që në mesjavë prapë do të arrijë mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.






















