Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel, një nga lideret më të fuqishme të Europës, ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm.
Partia e kancelares vjen nga një disfatë për shkak se dështoi në raundin e mëparshëm zgjedhor në shtetin verilindor të Gjermanisë, duke u renditur e treta. Merkel madje ka hequr dorë nga slogani i saj i fushatës “Ne mundemi t’ia dalim”.
“Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë”, tha Merkel në një intervistë për një gazetë gjermane. “Qëllimi im nuk është të provokoj njerëzit por t’i inspiroj dhe aspak të irritojë ata”.






















