“Nëse mbanë koha deri në fillim të muajit dhjetor do të duhet të asfaltohen mbi 80 përqind e rrugicave në Hasanbeg. Është paraparë të asfaltohen edhe rrugica të cilat nuk kanë qenë të prekur nga vërshimet e 6 gushtit. Mendoj se këto investime do të përmirësojnë dukshëm kushtet infrastrukturore në këtë vendbanim, ndërsa këtyre ditëve është në plan të fillojë rikonstruimii rrugës kryesore “Alia Avdoviq” prej stacionit të fundit 45 deri te shkolla fillore “25 maji” – tha kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Nga vërshimet intensive të 6 gushtit më së shumti u dëmtua një pjesë e infrastrukturës në Hasanbeg, Stajkovcë , Straçincë dhe Haraçinë ndërsa u dëmtuan dhe rreth 5000 shtëpi.























