Fillimin e këtij procesi me rëndësi, për mbrojtjen e gjedhëve, sot e kanë inspektuar edhe drejtori i inspektoratit në Malishevë, Fadil Shala dhe shefi i inspektorëve Bardhyl Buçaj, të cilët thanë se procesi i vaksinimit ka filluar mirë dhe besojnë që deri në fund, do të shkoj gjithçka mbarë.
Vaksinimin e gjedhëve, është duke e bërë Ambulanca Veterinare në Malishevë, njofton Klan Kosova.
Deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dhjetë raste me sëmundjen gungore, dhe vaksinimi i gjedheve, pritet të parandaloj përhapjen e kësaj sëmundje.























