Një grabitje me armë ka ndodhur në orët e mesnatës në rrugën Rinas-Fushë Krujë, ku dy persona me armë dhe të maskuar kanë grabitur rojën e një karburanti ku kanë marrë një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra.
“Rreth orës 01:35, në aksin rrugor Aeroporti i Rinasit-Ura e Gjoles , 2 persona me skafanda nën kërcënimin e armëve I kanë marrë shitësit të një karburanti, shtetasit XH.Z. 47 vjeç, shumën e xhiros ditore, rreth 300.000 lekë.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan Efektivat e Policisë.
Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth, u gjet i djegur, rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, i llojit 50 Ç.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, bën të ditur policia.





















