Për të ardhur në këtë pozitë, Pushkolli ka pasur edhe përkrahjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit aktual të Byrosë Gani Thaçit, i cili është vëllai i presidentit Hashim Thaçi.
Pushkolli ka ardhur në këtë pozitë, ndonëse ditë më parë auditori brendshëm kishte konstatuar shkelje serioze gjatë procesit zgjedhor. Gazeta “Zëri” ditë më parë ka raportuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të ri nga auditori i brendshëm i BKS-së është parë si i manipuluar.























