Eklipsi hënor, një spektakël i rrallë për shikuesit.
Me datë 16.09.2016, edhe nga Kosova do të mund të vërehet Eklipsi Hënor, një fenomen i rrallë astronomik.
Llogaritjet e timeanddate.com tregojnë se Dielli, Toka dhe Hëna do të jenë në një linjë shumë të ngushtë, por nuk do të ketë një eklips i plotë hënor. Bëhet fjalë për atë që njihet si “Eklipsi Hënor Penumbral”, ose “Eklipsi Hënor Gjysmëhije”.
Për të vrojtuar këtë fenomen të rrallë astronomik edhe kësaj here është kujdesur Klubi i Astronomëve Amator të Kosovës / Astronomy Club of Kosova, duke ju dhënë mundësi edhe qytetarëve të Rep. së Kosovës të përcjellin nga afër këtë ngjarje duke organizuar një event madhështorë në qendër të Prishtinës me datë 16.09.2016 duke ja filluar nga ora 18:00 në mbrëmje deri 23:00 në mesnatë.
Gjatë eventit do të përdoren paisje të sofistikuara dhe të posaçme të cilat i posedon klubi i astronomëve për vrojtimin e kësaj ngjarje astronomike, do të ketë bashkëbisedime, prezantime, vrojtime me teleskop etj andaj ju ftojmë të merrni pjesë dhe të mos e humbisni këtë rast.
Ju mirëpresim!
Vendi: Sheshi “ZAHIR PAJAZITI” – Prishtinë
Data: 16.09.2016
Ora: 18:00 – 23:00






















