“Ne jemi duke bërë ende kalkulime, por dimë se janë disa mija persona që kanë lëshuar punën për të përfituar pensionet e veteranë, kjo është parë sidomos ne zonat rurale ku shumë njerëz kanë braktisur punën, gjë e theksuar sidomos në ndërtimtari” ka thënë Abrashi në “Republika”
Abrashi ka theksuar gjithashtu se ata si Ministri kanë të njohur një numër të madh të veteranëve që kanë një jetesë të mirë, dhe me punët e tyre do jetonin mjaft mirë, por ata kanë preferuar të lëshojnë punën për ta përfituar pensionin.






















