Mirëpo, menaxhmenti ende nuk ka vendosur për një datë se kur mund të filloj prodhimi pasi që ende nuk ka marrëveshje zyrtare ne mes palëve të përfshira në këtë proces.
Qeveria, në mbledhjen e fundit i ka rekomanduar Ministrisë së Infrastrukturës, që sipas kompetencave që ka t’ia lejojë dislokimin e rrugës Sllatinë-Magure, në komunën e Lipjanit.
Mirëpo, Qeveria ka kushtëzuar që qasja në këtë segment rrugor të mos ketë asnjë implikim buxhetor në aspektin pronësoro juridik, në shpronësime dhe në ndërtimin e segmentit të ri rrugor.
Në Ministrinë e Infrastrukturës, nuk i janë përgjigjur interesimit të televizionit për këtë çështje, nëse e kanë miratuar ose jo këtë rekomandim. Ndërsa, çështja e uljes së çmimit të energjisë ende nuk është ndryshuar, dhe se janë duke u bërë takime për arritjen e një marrëveshje.
Fehmi Nika, kryetari i Sindikatës së Ferronikelit ka thënë përmes telefonit, se kanë kërkuar takim me zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me këtë çështje dhe se nesër pritet të marrin përgjigje.
E për kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, aksionarët e kësaj kompanie po shantazhojnë punëtorët dhe Qeverinë më këto kërkesa absurde.
https://www.youtube.com/watch?v=7Tm-vndo2Yo?feature=oembed&w=640&h=360





















