Ymeri po ashtu në këtë takim ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshim të kursit politike dhe të qeverisjes.
“E njoftova znj. Apostolova me situatën politike që po mbretëron në vendin tonë si dhe me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që lidhen me rrugën e Republikës së Kosovës drejt BE-së, dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të kursit politik e qeverisjes në Kosovë, për ta vendosur atë në rrugë drejt sovranizimit dhe zhvillimit ekonomik, e drejt rritjes së mirëqenies e barazisë shoqërore për popullin e Kosovës”, ka shkruar Ymeri.























