Janë analizuar tërmetet të cilat për disa muaj kanë dridhur Maqedoninë dhe janë ndier në shumë qytete, ku një herë brenda 24 orëve janë ndier diku 30-40 dridhje të lehta si tërmete, shkruan agjencia e lajmeve nga Maqedonia, ‘Zhurnal’.
Rajoni i mesdheut është shumë aktiv për shkak të përplasjes së pllakës kontinentale afriko-euroaziatike. Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4-10 mm në vit me çka përplaset me pllakën euroaziatike.
Kjo përplasje ka nisur para 50 milionë viteve dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis që sot quhet Mesdheu. Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se ka lëvizje edhe në koren nëntokësore.
Më tej sqarohet se dridhjet më të forta sizmike në mediteran kanë ndodhur në tërmetet e fuqishme në jug të Greqisë nga Peleponezi deri në Krit e më pas edhe në veri-perëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.
Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmir afër Stambollit me 7.6, ku humbën jetën 17 mijë njerëz.























