Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si të mbroheni nga tërmetet.
-Ulu menjëherë poshtë, përpara se vetë tërmeti të të rrëzojë dhe mblidhi gjunjët dhe krahët.
-Mbuloje kokën dhe qafën, edhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Mbahu fort, këshillon noa.al.
-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.
-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos u vendosni poshtë një dere.
-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.























