• Latest
  • Trending
  • All

Deradikalizimi mision i (pa)mundshëm

10/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Deradikalizimi mision i (pa)mundshëm

10/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Skënder Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se tash e një vit, institucionet e Kosovës kanë iniciuar fushatë, siç e e quan ai, agresive kundër radikalizmit, fushatë e cila po vazhdon edhe tash.

Por, në këtë kuadër, sipas tij, përveç parandalimit të shtrirjes së ideologjisë radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm, janë duke u bërë përpjekje që institucionet t’i qasen konkretisht deradikalizimit të personave që janë, siç thuhet, të ngarkuara me ide radikale, kryesisht fetare.

“Këto ditë jemi duke punuar në hartimin e projekteve, së bashku me Institutin Ndërkombëtar të Drejtësisë. Jemi duke punuar në hartimin e projekteve konkrete për deradikalizim, përkatësisht për ri-integrimin dhe integrimin e qytetarëve të radikalizuar të Kosovës, që janë aktualisht në burgje, apo qoftë edhe në liri, për t’i kthyer ata në shoqëri, të deradikalizuar. Do të thotë, për t’i përgatitur ata për t’u kthyer në shoqëri si qytetarë të devotshëm të këtij vendi”, thotë Hyseni.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në anën tjetër, kohë më parë, Edon Miftari, këshilltar për Siguri i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, kishte paralajmëruar se çështja e deradikalizimit të personave që bartin ideologji radikale, si dhe mundësia e ri-integrimit të tyre në shoqëri, është pjesë e Strategjisë Nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

“Në fakt, objektivi i katërt i kësaj strategjie, ka të bëjë pikërisht me rehabilitimin dhe ri-integrimin e personave të radikalizuar ose që konsiderohen persona që kanë pasur qasje në luftërat në Lindjen e Mesme ose të indoktrinuar dhe të cilët mund të përbëjnë rrezik për vetveten apo për edhe për shoqërinë”, kishte thënë Miftari.

Por, njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, vlerësojnë se institucionet e Kosovës, sidomos ato qeveritare, ende nuk i janë qasur konkretisht çështjes së deradikalizimit të personave që bartin ide radikale fetare.

Si duhet qasur procesit të deradikalizimit?

Vesë Kelmendi, hulumtuese nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se institucionet e vendit duhet të bazohen në praktikat e vendeve që tashmë kanë aplikuar programet konkrete për deradikalizim Shembull konkret ajo merr shtetin e Danimarkës, i cili, sipas saj, ka nisur të punojë për derdikalizimin e personave të dënuar për radikalizëm, brenda përbrenda burgjeve në këtë vend.

“Qeveria e Kosovës, sa kam unë informacione, ka filluar me dy nisma që për qëllim kanë ri-integrimin dhe deradikalizimin e ish-luftëtarëve në luftëra të huaja dhe familjarëve të tyre. Mirëpo, në këtë aspekt, sa i përket se sa kanë filluar, nuk është bërë asnjë hap konkret në drejtim të personave që janë të kthyer (nga luftërat e huaja) apo që janë brenda burgjeve në Kosovë”, thotë Kelmendi.

Në anën tjetër, Ismajl Hasani, profesor i Sociologjisë së religjionit, thotë për Radion Evropa e Lirë se për t’iu qasur deradikalizimit të personave që bartin ide radikale dhe të ekstremizmit të dhunshëm fetar, është e nevojshme që në nivel qeveritar, mekanizmat institucionalë të Kosovës, të angazhohen në hartimin e një kurikule të veçantë, në të cilën do të përfshiheshin module specifike të ndara në dy cikle.

Në ciklin e parë, siç thotë ai, njerëzit me ekspertizë brenda qendrave korrektuese, duhet t’i zhvillojnë ato module brenda për brenda institucioneve korrektuese, me njerëzit që aktualisht vuajnë dënimin për vepra që ndërlidhen me terrorizmin dhe pjesëmarrjen në luftëra të huaja.

“Cikli tjetër i moduleve do të zhvillohej me ata, të cilët vjen koha kur mbarojnë vuajtjen e dënimit dhe normalisht që iu duhet një kohë relativisht e gjatë e risocializimit të tyre, përkatësisht ri-integrimit mbase të tërësishëm në rrjedhat normale të shoqërisë”, shpjegon Hasani.

Profesor Hasani shton se paralelisht duhet të punohet me familjarët e personave të dënuar apo edhe atyre që shteti nuk ka arritur t’i kapë, në mënyrë që t’i ruajë nga ndikimi i tyre eventual negativ .

“Në mënyrë që, sa është e mundur, të zbutet problemi i ndikimit të mëtejmë të radikalizmit të pjesës së mbetur të familjeve të këtyre njerëzve. Ata mund ta ushqejnë radikalizmin mbi bazën e sentimentit që kanë për anëtarin e familjes ose mbi bazën e shpëlarjes së trurit që bëhet përmes publikimeve të ndryshme në rrjeteve sociale, që arrijnë prej fushëbetejave”, shton Hasani.

Edhe Kelmendi pohon se familjarët e personave me ide radikale, që kanë marrë pjesë në luftëra të huaja ose që vuajnë dënimin për një vepër të tillë,duhet të jenë subjekte të programeve për deradikalizim dhe ri-integrim.

Megjithatë, ajo shpreh mendimin se nuk mjafton një program i veçantë për t’iu qasur të gjitha subjekteve që kanë përfaqësuar idetë e dhunshme radikale.

“Pra, programi për deradikalizim apo ndaj ideve radikale, duhet të jetë me mundësi adaptimi për secilin individ, veç e veç, që potencialisht mund t’i nënshtrohen programeve. Është problem ta kemi vetëm një qasje, të njëjtë për të gjithë personat e radikalizuar, sepse duhet që këta persona të ndahen dhe të kategorizohen në bazë të së kaluarës ose asaj se sa janë të radikalizuar”, pohon ajo.

Në këtë pikë, ministri Skënder Hyseni, thekson se përpjekjet për deradikalizim do të ndodhin sipas individëve, veç e veç, si dhe në periudha dhe në faza të ndryshme varësisht për rastet që trajtohen.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë, se që nga viti 2013 e deri në korrik të këtij viti, janë mbajtur nën vëzhgim 292 persona të dyshuar për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm ose përhapjen e radikalizmit fetar. Sipas tyre, janë iniciuar 87 raste, janë arrestuar 119 persona dhe janë bërë kallëzime penale për 219 persona. Rastet, sipas policisë, janë në faza të ndryshme të hetimeve.

Tags: albanian
Previous Post

Gjermania në alarm, 500 militantë islamikë në vend

Next Post

Ekzekutimi i zyrtarit të OSHEE, dyshohet për vrasës me pagesë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ekzekutimi i zyrtarit të OSHEE, dyshohet për vrasës me pagesë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.