36-vjeçari dyshohet se është shoferi i Audi-s së verdhë të përdorur nga një bandë hajdutësh të cilët kanë kryer grabitje mes Venetos dhe Friulit në muajin janar të këtij viti.
Mësohet se ai është arrestuar në kufirin në mes Shqipërisë dhe Greqisë. Automjeti i vjedhur në Milano më 26 dhjetor të vitit 2015 gjithnjë arrinte të shmangte policinë italiane e cila e ndiqte prej ditësh.
Madje në një rast hajdutët kishin arritur të largoheshin duke udhëtuar kundërvajtje me një shpejtësi të madhe në autostradë në Spinea. Shtetasi shqiptar sipas të dhënave të Prokurorisë së Venecias, është arrestuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar të ministrisë së brendshme italiane dhe policisë greke.
Ndjekja e Audi-s së verdhë përfundoi më 25 janar të këtij viti, kur automjeti u gjet i shkrumbuar në Trevizo, por hetimet vazhduan për të identifikuar anëtarët e bandës. Në këtë mënyrë u realizua dhe arrestimi i Vasil Ramës, i cili mendohet të ketë qenë shoferi, dhe që aktualisht ndodhet në një burg grek. Ai ka mohuar se ka bërë vepra penale.























