Ndërkaq, ambasadorja Daviet u shpreh e kënaqur që ka pasur mundësinë të punojë në Kosovë dhe të kontribuojë për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se Franca mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror do të thellohet dhe zgjerohet.






















