Operacioni është zhvilluar në 7 rajone ne gjithsej 50 lokacione. Pos që ka pasur konfiskime të mallit, në pranga kanë përfunduar edhe tetë persona. Drejtori kundër krimit në Policinë e Kosovës, Rexhep Fetahu ka treguar lidhur me cakun e Policisë në këtë operacion. Ai ka thënë se Policia është fokusuar ne argjendari te cilat kanë kryer veprimtari të kundërligjshme.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar, janë sekuestruar njëzet e gjashtë kg ari, tridhjetë e tre kg agjent, tri vetura, një autobus, tët mijë e pesëqind para kesh, ndërkaq tetë të dyshuarit sot dalin para gjykatës”, ka treguar Fetahu.
Pos Policisë së Kosovës, në këtë aksion kanë qenë të përfshirë edhe 46 inspektor të ATK-së.

