“Unë kam diskutuar me kryeministrin për largim nga ministria. Normalisht që nuk është pritur mirë ky largim, por kam pasur mirëkuptimin e tij”, tha Çollaku, për dorëheqjen e të cilit lajmi.net ka njoftuar sot më herët gjatë ditës.
“Arsyeja është krejt personale. Gjàtë mandatit tim mund të them së dy prioritet e mija janë realizuar. Ato janë MSA-ja dhe rekomandimi për liberalizimin e vizave”.
Ish ministri Çollaku u shpreh se ky proces tash është në fazën përfundimtare dhe varet nga ratifikimi i demarkacionit e cila është në dorë të Kuvendit, raporton lajmi.net.
“Pas këtij procesi besoj që as BE-ja nuk do të ketë arsye për vonim të liberalizimin të vizave e cila e ritheksoj është vonuar në këtë proces”.
Çollaku tha se po e lë detyrën pas plotësimit të gjitha kritereve për vizat, por i zhgënjyer me arsyetime e BE-së për mos trajtim të barabartë, pasi ka edhe shtete tjera që nuk e kanë zgjidhur cështjet e kufijve.
“ Unë nuk mund të mbes peng qoftë i karakterit teknik apo politikë”.
Ish ministri Çollaku ka bën përgjegjës edhe partitë politike dhe deputetët për të cilët tha se me veprimet e tyre, ata më shumë i sjellin dëm vendit sesa dobi.
Çollaku tha se shkon nga Qeveria në një institucion tjetër ku do të kem mundësi më të mëdha sesa në ministri, për të kontribuar për çështjet nacionale të vendit duke përfshirë edhe integrimet në BE e NATO.
“Unë do t’i bashkohem ekipit të Presidentit”.























