Pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit, kryeministri Edi Rama në Bruksel ka dalë paraditen e sotme në një konferencë të përbashkët shtypi me përfaqësuesen e lartë të BE, Federica Mogherini.
Kjo e fundit u shpreh se me Shqipërinë “kemi rezultate të mira për të gjithë bisedimet e integrimit në BE; është një punë e mirë që po bëhet me politikat e jashtme dhe politikat rajonale.”
Ndërsa Rama e falënderoi Mogherini-n për angazhimin e saj dhe komisionerin e BE-së për “kontributin e rëndësishëm në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë, që konfirmoi angazhimin e BE dhe Shqipërisë për të ecur përpara dhe për të bashkëpunuar me ngushtë, për të ecur me reformat kryesore që janë ndërmarrë”.














