• Latest
  • Trending
  • All

Hoxhaj: S’ka Asociacion pa u zbatuar marrëveshjet nga pala serbe

08/09/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 14 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hoxhaj: S’ka Asociacion pa u zbatuar marrëveshjet nga pala serbe

08/09/2016
in Aktualitet, Lajme
Po ashtu, kryediplomati kosovar ka theksuar se pa u arritur marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës dhe pa u zbatuar marrëveshja e sektorit të energjisë, nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë intervistë, Hoxhaj rithekson se ratifikimi i Demarkacionit mbetet kushti i vetëm dhe i patejkalueshëm për liberalizimin e vizave.

Radio Evropa e Lirë: Ministër Hoxhaj, është mbase e pritshme që pas formimit të qeverisë së re në Beograd, zyrtarët në Bruksel të thërrasin takimin e ri në kuadër të vazhdimit të dialogut politik Kosovë – Serbi në Bruksel. Në çfarë formati pritni vazhdimin e këtij dialogu dhe cili besoni se do të jetë konkluzioni i tij?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Enver Hoxhaj: Dialogu do të vazhdon në formatin e njëjtë sikurse ka ndodhur deri më tani. Natyrisht që ne jemi të interesuar që në këtë fazë të ketë zbatim të marrëveshjeve të cilat janë arritur dhe një pjesë e tyre nuk janë jetësuar në realitet, por kanë mbetur vetëm në letër. Por, përtej kësaj, qëllimi ynë është që ta kemi një qasje më kreative në dialog, që t’i dimë se cilët janë parametrat e sakta të dialogut dhe cilat janë qëllimet përfundimtare të dialogut.

Në këtë drejtim qasja jonë është që dialogu duhet të afatizohet, jo vetëm në rrafshin kohor, por edhe në atë përmbajtësor dhe që duhet të përfundojë me njohje të dyanshme, reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe që nuk duhet të zgjas në pafundësi, as implementimi i marrëveshjes, por as dialogu si proces.

Natyrisht që në një dialog të tillë nuk është vetëm Kosova, nuk është vetëm Serbia, por është edhe Bashkimi Evropian si lehtësues i procesit, por edhe partnerët tanë amerikan dhe partnerët e tjerë. Kështu që dinamika e dialogut varet nga një shumësi e akterëve të ndryshëm dhe nuk varet vetëm nga ajo se si e sheh Kosova. Por, ne i kemi pikëpamjet tona të qarta dhe pritjet tona janë shumë reale.

REL: Pikërisht në këtë çështje që thatë se duhet të përfundoj me njohje ky dialog. Në Beograd, zyrtarët e atjeshëm, së fundit edhe Ivica Daçiq ka thënë se njohja nuk është kusht. Sa mund të përfundoj me sukses një dialog që nuk ka si rezultat një traktat paqe dhe njohje reciproke?

Hoxhaj: Natyrisht që dialogu i cili nuk e ka si qëllim njohjen, për neve si dialog është i pakuptimtë dhe i pa qëllimtë. Ne e kemi bërë të qartë që nga fillimi se ky dialog është normalizimin e marrëdhënieve, por normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes të Kosovës dhe Serbisë, do të ndodhë atëherë kur të dyja shtetet do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe do ta njohin në mënyrë të dyanshme njëra tjetrën. Këto janë parametrat e qartë të cilat ne i kemi në një proces të tillë dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen.

Ministri serb Daçiq në të kaluarën e gjatë të tij politike ka deklaruar çfarëdo, mirëpo deklaratat e tilla i takojnë të kaluarës, ndërsa veprimet e tij politike kanë treguar që ai e pranon realitetin e Kosovës së pavarur. Ka qenë nënshkrues i marrëveshjes së Prillit në Bruksel dhe shpesh i ka ndodhur që ta mohoj vetveten dhe pikëpamjet e tij në raport me Kosovën në karrierën e tij politike në këto 20-30 vitet e fundit që nga mbështetësi i Millosheviqit e deri te një politikan i sotëm.

REL: Ministër Hoxhaj, kemi dëgjuar një ndërlidhje që i bëhet përparimit në zbatimin e marrëveshjeve të tërësishme teknike të Brukselit me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ku qëndrojnë arsyet, pse nuk themelohet ky trup?

Hoxhaj: Qasja e Kosovës është më se e qartë por edhe publike. Pa u arritur marrëveshja sa i takon kodit telefonik të Kosovës, pa u zbatuar marrëveshja e sektorit të energjetikës, po edhe një listë e gjatë të marrëveshjeve, nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo për arsye se këto marrëveshje janë arritur qysh më herët dhe meqë Serbia po ndjek një qasje të stërzgjatjes së zbatimit të marrëveshjeve, apo edhe kemi raste kur një marrëveshje arrihet e më pas bën përpjekje që ta devijoj atë gjatë fazës së zbatimit apo edhe ta ri-negocioj.

Kështu që faji për moszbatim deri më tani mbetet te Serbia. Qëndrimi im si ministër i Jashtëm ka qenë i qartë, se nuk duhet dhe nuk mund të fajësohet Kosova për moszbatim përderisa adresa e moszbatimit të gjitha marrëveshjeve është Beogradi.

Ne e kemi filluar këtë dialog me një besim të mirë, në një qasje të bazuar në një mendim më afatgjatë strategjik dhe duhet ta kemi një kontekst historik sa u takon dinamikave, rezultateve dhe pritjeve të dialogut. Unë mbes në një shpresë të fortë që dialogu do ta sjellë Kosovën në atë pikë e cila do të përfundoj në njohje reciproke.

Sikurse shumë procese në të cilat ka qenë Kosova këto 20 vitet e fundit ato vazhdimisht e kanë avancuar pozitën e saj ndërkombëtare. Fillimisht si një çështje e Kosovës, mandej si një problem i Kosovës, mandej si një realitet nën administrimin ndërkombëtar deri te shpallja e pavarësisë dhe pozita ndërkombëtare që e gëzojmë sot.

REL: Dhe për fund ministër Hoxhaj, si i keni parë ju zhvillimet e fundit rreth ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi që qoi në tërheqjen e Projektligjit nga kuvendi e më pas edhe në vendimet e Brukselit për shtyrjen e liberalizimit të vizave. Sa besoni që ky kriter i fundit do të plotësohet për t’u mundësuar qytetarëve të Kosovës të lëvizin pa viza nga pranvera e vitit tjetër?

Hoxhaj: Procesi i përmbylljes së demarkimit të kufirit me Malin e Zi fillimisht është një temë që ka të bëj me kompletimin e sovranitetit në të cilën gjendet shteti I ri. Ne në këto 8 – 9 vitet e fundit kemi pasur një proces të ndërlikuar, por edhe të suksesshëm se si kemi arritur hap pas hapi në mënyrë graduale, nga faza në fazë që ta kompletojmë sovranitetin dhe është në interes të Kosovës dhe Malit të Zi, që pas ratifikimit të kësaj marrëveshje në kuvendin e Kosovës kjo marrëveshje të regjistrohet në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që kufiri i Kosovës të shndërrohet në një kufi ndërkombëtar.

Po ashtu do të regjistrohet në databazën kufijve të shteteve të Evropës. Ne e dimë që ka disa shtete përbrenda Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën si shtet. BE-ja ka një qasje të një politike të neutralitetit në raport me shtetin e Kosovës. Por ka edhe vende tjera në Evropë që nuk e njohin Kosovën, kështu që ky kufi nëse shndërrohet në një kufi ndërkombëtar në raport me shtet evropiane në sistemin ndërkombëtar përmes regjistrimit në OKB do të jetë një sukses.

Ndërsa sa i takon liberalizimit të vizave, është më se e qartë që Demarkacioni është kushti i fundit dhe i vetëm të cilin do të duhej ta plotësojë Kosova.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Asambleisti i LDK-së: Përfaqësuesit e Prishtinës të ofrojnë projekte zhvillimore e jo koktej molotovi

Next Post

​Formohet ekipi menaxhues për themelim e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

​Formohet ekipi menaxhues për themelim e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.