Publikimi i këtij Buletini hapet me editorialin e kryetarit, i cili flet për të arriturat, sfidat dhe projektet për gjashtë mujorin e parë, sikurse edhe informata tjera tejet të rëndësishme në funksion të transparencës ndaj publikut.
Ky është numri i dytë që po publikohet në vetëm në versionin elektronik, shkaku i dietës buxhetore në shpenzime të vendosur nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Buletini, i cili përgatitet nga Zyra për Informim, është publikuar në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit, ndërkaq numri i ardhshëm do të publikohet në fillim të vitit 2017.






















