Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.
8 shtatori u shpall nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) në vitin 1967 si Ditë Ndërkombëtare e Arsimimit me qëllim që çdo vit në këtë datë të theksohet rëndësia e shkrimit dhe leximit në jetën e individit dhe shoqërisë në tërësi.





















