Vendimi u kritikua ashpër nga segmente të caktuara politike. Zëdhënësi i një prej partive të opozitës e cilësoi atë si “thellësisht të dënueshëm”.
Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar mendohet se kanë paguar për të siguruar të dhëna mbi klientët e bankave “offshore” në të kaluarën, por kjo mund të jetë hera e parë që një qeveri njofton zyrtarisht synimin për të blerë dokumentat e kompanisë “Mossack Fonseca”.
Rreth 11.5 milionë dokumenta u publikuan më herët gjatë vitit nga firma në mediat ndërkombëtare, duke treguar një evazion të përmasave të frikshme në parajsat fiskale.
Ministri Lauritzen nuk bëri të ditur shumën e saktë që do të paguhet, por mendohet që ajo të jetë 9 milionë kroner, ose 1.2 mln euro.






















