E si rezultat i kësaj Mahmuti është shpërblyer. Ai ka marr 91.50 pikë në konkursin që ka qenë për zjarrëfikës në qytetin e Ferizajt. Dokumentin e ka siguruar Indeksonline, e që nuk është vetëm Mahmuti që është shpërblyer nga LDK-ja.

Foto: Kenan Mahmuti dhe Muharrem Sfaqra
Sfarqa e ka punësuar edhe djalin e asamblesitit të LDK-së në Ferizaj, po në brigadën e Zjarrëfikësve.
Valmir Hashani, djali i asambleistit, Ymri Hashani, është i treti në list që është punësuar, raporton Indeksonline. Ai ka 87.90 pikë që i ka fituar në konkursin e shpallur nga Komuna e Ferizajt.

Ndërsa personi i tretë që është pranuar është Orhan Dullovi, që është dhëndrri i shefit të Brigadës së Zjarrëfikësve në Ferizaj, Halil Osmanit.
Të tre të punësuarit janë rehatuar pas një konkursi që është përsëritur për pesë herë rresht dhe që e kanë përcjellur qindra probleme.
Indeksonline ka provuar të flas me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqën, por ka qenë i pa qasshëm.
Ndërsa Ymeri Hashani ka thënë se nuk ka ndikuar që djali i tij të puënsohet nga Komuna e Ferizajt, ku ai është asambleist nga radhët e LDK-së.
“Jo aspak. Pse djali im duhet të jetë i ndëshkuar pse unë jam asambleist”, ka thënë Hashani për Indeksonline.
Ai ka thënë se djali i tij i ka plotësuar kushtet dhe është arsyetuar se nuk ka mundur t’ia mohojë punësimin pasi që është asamblist i LDK-së.
“Nuk e di kush ka mundur të jetë, ka mundur të jetë ai që i ka plotësuar kushtet, ai që ka fituar poena në test, atë e ka vlerësuar dikush tejtër, ka qenë një komision. Unë besoj që nuk jam fëmijët tanë të ndëshkuar pse unë jam asambleist”, ka thënë Hashani për Indeksonline.

Vendimi i Sfarqës për punësimin e zjarrëfikësve
Ndërsa asambleisti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka thënë se konkursi ka qenë për dy persona dhe janë punësuar tre. Ai ka thënë se këtë konkurs e kanë përcjell shumë probleme.
“Është hera e pestë që shpallet ky konkurs edhe anulohet. Problemet që kanë bërë me këtë konkurs dhe premtimet që iu ka dhënë njerëzve. Tash e ka bërë këtë përzgjedhje, shkeljet ligjore janë se janë hap për dy persona dhe janë pranuar tre”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.























