Të tronditur me rastin, familjarët e Visarit tregojnë se i ndjeri sot ka pasur të inauguroj fillimin e punimin të një shkolle për aviacion.
“Ka pas me hap një lloj shkollë për aviacion. Kanë pas me i hap disa vende të punës”, thekson Asllan Begaj, i afërm i Visarit.
Ai thotë se avioni me të cilin udhëtonte Visari ishte nisur për tu furnizuar me karburant në Aeroportin e Shkupit.
Të afërmit e Visarit thonë se kohë më par ai kishe blerë mbi 150 hektar tokë në komunën e Istogut për hapur shkollën e aviacionit, e që kjo ishte ëndrra e kamotshme e të ndjerit.
Të tjerët thonë se ajo çfarë ka lënë në kujtesën e të gjithëve është humaniteti i madh që ka pasur me të tjerët 37 vjeçari, Visar Begaj .
“Ka qenë njeri human, njeri i punës, sidomos lagjja e jonë kemi pas përfitime”, tha për RTK Halil Begaj, i afërm i Visarit
Në këtë fatkeqësi kanë ndërruar jetë gjashtë persona, në mesin e tyre ishte edhe piloti Visar Begaj.
Ai së bashku me familje në ka jetuar në Itali. Ndërkohë, familjarët thonë se ende nuk e kanë ditur tërheqja e kufomave.






















