Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë ka reaguar për ndeshjen e futbollit në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila u anulua për shkak të motit të keq, për të përfunduar sot, me rezultatin 2 me 1 në favor të Shqipërisë.
Përmes këtij reagimi, LSDM-ja dënon ashpër fërshëllimin e himnit të Maqedonisë nga tifozët në stadiumin ”Loro Boriçi” në Shkodër.
Kjo parti pret që fërshllimat e tifozëve shqiptarë të ndëshkohen nga Federata e Futbollit të Shqipërisë dhe nga UEFA.
LSDM-ja apelon për respekt, solidaritet dhe “fair play”, duke theksuar se ndeshjet sportive duhet të mbeten fushë për nxitje të miqësisë.















