Nga rrëzimi i avionit privat që ndodhi të martën në mbrëmje në Kozle të Katllanovës, humbën jetën 6 persona, mes tyre piloti dhe ndihmëspiloti dhe katër pasagjerë, katër shtetas nga Italia dhe dy kosovarë, njofton TetovaSot.
Më parë portali njoftoi për dy kosovarët e vdekur, F. Begaj dhe V. Begaji të dytë nga Malisheva.
Ndërsa në orët e vonta të pas mesnatës janë zbuluar edhe viktimat nga Italia duke cituar mediat italiane, piloti Francesco Montagnieri, Dario Bastasin, Luka Dale, dhe shtetasja italiane e quajtur Ilaria.
Avioni privat ishte nisur me dy biznesmenët nga Malisheva që jetonin në Itali dhe grupin e italianëve, për të shkuar në Kosovë ku do të hapnin Qendren Aeronautike të Kosovës në Istog. Nga katër e avionit e nisur, njeri prej tyre u rrëzua prej motit të keq.















