Një automjet është përfshirë nga flakët pranë “Kthesës së Kamzës”.
Makina tip Renault me targa AA 716 CC, u shkrumbua plotësisht. Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit është një defekt teknik në motor.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit e ka kuptuar në kohë dhe ka dalë me shpejtësi nga makina.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
















