Andaj, falë mirëkuptimit të MKK-së, bashkëpunimit të ZKKK-së me liderët e komunitetit, kryesisht me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi dhe kryesuesin e Komitetit për Komunitete, Rrahman Kadriu dhe MKK-në, kjo familje tani ka zgjidhur çështjen e strehimit dhe të banimit.
Sot është bërë pranimi teknik i shtëpisë së ndërtuar nga Komisioni i formuar nga MKK-ja, ZKKK-ja, Kontraktori dhe përfituesi Isuf Kadriu, me ç’rast është konstatuar se janë kryer të gjitha punët sipas kontratës së nënshkruar nga MKK-ja, ZKKK-ja dhe Kontraktori.
Kjo familje, me 7 anëtarë, 5 nga të cilët janë fëmijë të moshës shkollore, sipas shefit të ZKKK- Shtime së, Ibrahim Demiri, ka jetuar në kushte shumë të rënda banimi, si rast i rëndë social dhe ka qenë në listën prioritare për ndërtim të aprovuar nga Kuvendi i Komunës që nga viti 2009.
























